Bomberi që nuk e priste askush, te Tirana i gëzohen Beshirajt
Mario Beshiraj është një tjetër futbollist interesant. Vjet luajti në pjesën e dytë të sezonit me 21-vjeçarët dhe shënoi gola.
Lojtari i bardhebluve pothuajse në të gjitha ndeshjet miqësore të verës është paraqitur shumë mirë me pesë gola të shënuar. Tani dy gola në Kupë, ndërsa në kampionat mundësitë i ka pasur të pakta. Shkurt, një tjetër alternativë për Shehin në repartin e avancuar për ndeshjet e tjera në sezon. Nuk janë pak shtatë gola, ndërsa loja sa vjen e rritet. Ashtu si edhe lojtarë të tjerë, po lufton që të jetë pjesë e ekipit të parë ose të paktën të konsiderohet një nga alternativat e Shehit.
Lojtari ka dalë nga akademia e Tiranës dhe pas një aventure te Vora është kthyer te bardheblutë. Edhe mosha e ndihmon dhe shpreson që të paktën të shënojë edhe në kampionat.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"