Bonuçi: Dua të bëhem trajner, Tiago Mota e shpall Juventusin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 11:36

Bonuçi: Dua të bëhem trajner, Tiago Mota e shpall Juventusin kampion

I ftuar në Festivalin e Filmit “Giffoni”, Leonardo Bonuçi foli për të ardhmen e tij (ai është regjistruar në kursin e trajnerit në Koverçano) dhe ngjarjet më aktuale.B9716452399Z.1_20180726200919_000+GVQBOO239.2-0“Nga sot fillojmë të bëhemi seriozë. E hëna shënon kalimin nga të qenit futbollist në një të ardhme që unë shpresoj se mund të jetë e bukur dhe intensive. Do të doja të isha përzierje e trajnerëve që kam pasur, por do të më gjykojë fusha”.

Ish-mbrojtësi gjithashtu përshëndet zgjedhjen e Juves për t’u fokusuar te Tiago Mota.

“Të qëndroj emocionalisht larg Juventusit është e pamundur. Ishte dhe është pjesë e besimit tim në futboll dhe e asaj që ka qenë jeta ime si futbollist. Mota ka një skuadër të fortë, e cila është përmirësuar me blerjet. Ai do të na argëtojë dhe shpresoj se mund të luftojë përsëri për titullin nga java e parë deri në të fundit”, përfundoi Bonuçi që jo më larg se një javë më parë zbuloi edhe pengesat që Alegri i kishte bërë në kohët kur të dy ishin pjesë e bardhezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"