BOTERORI 2030/ Spanja zgjedh stadiumet, ka polemika për Valencian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 11:52

BOTERORI 2030/ Spanja zgjedh stadiumet, ka polemika për Valencian

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë me dije listën e 11 stadiumeve të Spanjës ku do të zhvillohen 45 ndeshje të kampionatit botëror 2030. Siç dihet botërori i 2030-ës do të zhvillohet në tri vende, Spanjë, Portugali dhe Marok.

boteror

Në Spanjë janë zgjedhur 11 stadiume, ku Madrid dhe Barcelona do të kenë nga dy stadiume, ndërsa pjesa tjetër do të ndahen në qytet e tjera të rëndësishme të Spanjës. Por ajo që ka rënë në sy dhe ka ndezur një debat të ashpër ka qenë mungesa e Valencias dhe stadiumit “Mestalla”.

sasasaddsadas

Ndonëse është qyteti i tretë më i madh i Spanjës (pas Madridit dhe Barcelonës), Valencia nuk është zgjedhur nga federata spanjolle si seli. Mungesa e Valencias ka sjellë reagime të forta si nga qeveria autonome e rajonit të Valencias (Generalitat Valenciana) ashtu dhe e bashkisë së këtij qyteti.

fsdfsdsdfsfdsdfsfdsfd

Në dy reagime njëri pas tjetrit, ato e kanë konsideruar lënin jashtë të Valencias si skandal dhe një turp kombëtar për Spanjën. Gjithsesi ka ende shpresa që Valencia të përfshihet me ndërhyrjen e qeverisë spanjolle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"