Brdariç, vetëm një lëvizje në formacion/ Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në duelin e kthimit ndaj Valurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 22:24

Brdariç, vetëm një lëvizje në formacion/ Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në duelin e kthimit ndaj Valurit

Vllaznia, me t’u kthyer në Shkodër nuk ka vonuar shumë për të nisur stërvitjen. Trajneri Tomas Brdariç nuk ka pasur kohë për të humbur, pasi përpara është ndeshja e kthimit me Valurin, ku kuqeblutë duan kualifikimin.

vllaznia

Me përjashtim të Ildi Grudës, i cili do të mungojë edhe për sfidën e dytë me islandezët për shkak dëmtimi, ka pasur të gatshëm gjithë pjesën tjetër të ekipit.

Mungesë në fakt nuk është vetëm Gruda, por edhe Deliu, i cili la fushën pas dy kartonëve të verdhë në ndeshjen e parë me Valurin. Vendin e lojtarit të ardhur nga Tirana pritet ta zërë 20-vjeçari Rejan Alivoda, një nga titullarët më të rëndësishëm të sezonit të shkuar. Lojtarët nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë gati për trajnerin gjerman.

FORMACIONI – Pavarësisht se ka edhe dy ditë në dispozicion, trajneri Brdariç duket se do të bëjë vetëm një lëvizje në formacion, në krahasim me ndeshjen e parë kundër Valurit, që përfundoi 2-2. Edhe kjo lëvizje është e detyruar, për shkak të kartonit të kuq të Deliut. Alivoda do të zërë vend në mesfushë, përkrah Krymit dhe Qatos.

vllazniaaaa

Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, me Qarrin në portë dhe Gurishtën, Bajramin, Stojanoviç dhe Juriç në mbrojtje. Në sulm, Balaj dhe Mala do të kenë mbështetjen e Kahrimanoviçit. Me këtë lojtarë, por edhe alternativat që ka në stol, Vllaznia do të synojë që të kalojë në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"