Broja dhe Daku zgjedhin Shqipërinë për pushime, ja ku po dëfrehen futbollistët e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 21:55

Broja dhe Daku zgjedhin Shqipërinë për pushime, ja ku po dëfrehen futbollistët e Kombëtares

Shqipëria mbylli rrugëtimin në Euro 2024, teksa u eliminua që në fazën e grupeve. Pas zhvillimit të 3 ndeshjeve, disa lojtarët e kombëtares janë kthyer në vendin tonë.

BROJA DAKU

Siç shihet në foto, Mirlind Daku dhe Armando Broja po kalojnë pushimet në Vlorë. Të dy sulmuesit kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin, diçka që është vënë re gjatë gjithë kësaj kohe.

Këta nuk janë të vetmit, pasi edhe Klus Gjasula ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, duke u akomoduar në Ksamil.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"