Broja, Gjimshiti dhe Mitaj ngelen jashtë, Sadiku zgjedh formacionin më të mirë të Shqipërisë me lojtarët e dy Europianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 0:24

Broja, Gjimshiti dhe Mitaj ngelen jashtë, Sadiku zgjedh formacionin më të mirë të Shqipërisë me lojtarët e dy Europianëve

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Kampionët”, teksa u vu përpara një zgjedhje të vështirë për të projektuar formacionin ideal të Kombëtares shqiptare me lojtarët pjesëmarrës në dy Europianet, atë të 2016-ës dhe këtë të 2024. 

Sadiku

Në portë mes Berishës dhe Strakoshës zgjedh Strakoshën 

Në krahun e djathtë të mbrojtjes mes Hysajt të 2016 dhe Hysajn e 2024 zgjedh Hysajn e 2016 

Në qendër mes Mavrajt dhe Ajetit zgjedh Ajetin 

Në qendër mes Canës dhe Gjimshitit zgjedh Canën 

Në krahun e majtë të mbrojtjes mes Agollit dhe Mitajt zgjedh Agollin 

Në qendër të mesfushës mes Ramadanit dhe  Taulant Xhakës zgjedh Xhakën

Në qendër të mesfushës mes Laçit dhe Bashës zgjedh Bashën 

Në qendër të mesfushës mes Asllanit dhe Kukelit zgjedh Asllanin 

Në krahun e majtë të mesfushës mes Lenjanit dhe Bajramit zgjedh Bajramin 

Në krahun e djathtë të mesfushës mes Asanit dhe Roshit zgjedh Roshin 

Në sulm mes Brojës dhe Sadikut zgjedh Sadikun.  

sadiku formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"