Broja snobohet tek Evertoni, 25 milionë euro janë shumë para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 22:25

Broja snobohet tek Evertoni, 25 milionë euro janë shumë para

Në Angli mendojnë se Evertoni është më mirë të nënshkruajë në formë huazimi me Armando Brojën, në vend që ta blejë kartonin e tij përgjithmonë. Londinezët po kërkojnë një tarifë prej 25 milionë stërlinash për 22- vjeçarin, teksa janë detyruar që të mbledhin të ardhura për të kryer ndonjë blerje.brojaGazetari i “Sky Sports” Dan Bardell beson se tarifa mund të jetë një pengesë dhe ka sugjeruar që Evertoni mund të jetë më mirë t’i japë Betos një shans sezonin e ardhshëm. Duke folur ekskluzivisht për “Goodison News”, Bardell tha: “Magjia e tij e huazimit në Sauthampton duket si shumë kohë më parë dhe ai ishte mjaft i suksesshëm atje. Mendoj se është e vështirë për Evertonin sepse ata tashmë kanë një sulmues për të cilin kanë investuar shumë para dhe ai është Beto që u ble për më shumë se 25 milionë stërlina. Të shkosh dhe ta mbash Beton si një rezervë për një nënshkrim tjetër nuk ka kuptim. Ata duhet të tregojnë besim tek ai”, thotë ndër të tjera Bardell.

MË MIRË HUAZIM- Gazetari mendon se Broja duhet të merret fillimisht në huazim, pasi duke parë formën e tij kohët e fundit, shuma që kërkon Çelsi është disi e lartë: “Nëse ata mund të merrnin Brojën në një marrëveshje huazimi, atëherë kjo do të ishte e shkëlqyer sepse do të kishte më pak presion financiar. Duke thënë këtë, një huazim nuk i përshtatet vërtet Çelsit që ndoshta dëshiron të fitojë para. Duke pasur parasysh formën e tij në sezonet e fundit, 25 milionë stërlina janë shumë për të shpenzuar te Broja dhe ndoshta shumë për një klub si Evertoni”, përfundon ai.

SITUATA- Pas përfundimit të Kampionatit Europian, Armando preferoi jugun e Shqipërisë për të pushuar me shoqërinë e tij. Pas disa ditëve, sulmuesi duhet të kthehet në Angli për të rinisur me Çelsin fazën përgatitore dhe njëkohësisht do të mësojë edhe fatin për sezonin e ri. Pistat janë të shumta, me disa klube të Premier Ligës, ku përveç Evertonit është edhe Uolvesh apo Uest Hem, ndërsa jashtë Anglisë flitet për në Bundesligë me ekipe si Dortmundi dhe Volsfburgu dhe në Itali emri i shqiptarit ka dalë te Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"