Bulqiza luan “tenis”, Kinostudio ia del në shtesë
Janë luajtur dje dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të. Bulqiza arriti një fitore tenistike me Pirustin dhe bashkë me Labërinë kryeson tabelën. Bulqiza nuk e pati aspak të vështirë ndeshjen me Pirustin. Anxhelo Molla shënoi një dopietë dhe Pepa i çoi shifrat në 3-0 pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Kaca dhe dopieta e Carës vulosin fitoren. Skuadra e Pirust nderohet nga Prençi që shënon golin e nderit. Në ndeshjen tjetër, Kinostudio dhe Osumi rivalizuan fort dhe shënuan shumë gola. Osumi kryesoi 3-2 deri në minutën e 90-të, me golin e Kërdhickës dhe dopietën e Albino Esterit. Kinostudio, pas dopietës së Anjez Gjonpalajt dhe golit të Meminit, shënoi 2 gola në shtesë. Fillimisht Teodori dhuroi spektakël, teksa dribloi mbrojtjen dhe shënoi. Pas një minute realizoi edhe Fatos Lala për skuadrën e Gjonpalajt.
ABDULLAH DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"