Burreli e nis merkaton nga Kosova, prezanton një “gjigand” për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 14:11

Burreli e nis merkaton nga Kosova, prezanton një “gjigand” për sulmin

Drejtuesit e klubit matjan kanë bërë goditjen e parë zyrtare në merkato. Burreli ka prezantuar dje zëvendësuesin e Florenc Farrukut. Bëhet fjalë për sulmuesin Eron Brajshori, i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës U-21 të Llapit në Kosovë.

brajshori burreli

Brajshori, me gjatësi 190 cm, ka luajtur si sulmues qendre te skuadra kosovare dhe ka të ngjarë që të kontribuojë në të njëjtin repart edhe te Burreli. 21-vjeçari nga Llapi ka firmosur me Burrelin. Me afrimin e Brajshorit shkon në tre numri i futbollistëve të konfirmuar te Burreli. Dy ditë më parë është pranuar nga vetë trajneri Ditmar Bicaj që Silvestër Shkalla dhe Kristi Jaku do të jenë pjesë e Burrelit në sezonin e ri, duke përforcuar repartin e mbrojtjes.

Në ditët në vijim priten përforcime të tjera me shpresën që fillimi i fazës përgatitore ta gjejë skuadrën matjane të kompletuar. Më 15 korrik Burreli nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Faza përgatitore e skuadrës matjane do të zhvillohet në qytetin e Burrelit.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"