Burreli mban golashënuesin e skuadrës, Farruku: Ja kush ndikoi te rinovimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 23:30

Burreli mban golashënuesin e skuadrës, Farruku: Ja kush ndikoi te rinovimi

Burreli ka arritur që të mbajë djalin e shtëpisë dhe të mos humbë shërbimet e golashënuesit të sezonit të fundit. “Falënderoj pa masë administratorin Marjan Lleshaj për mbështetjen e vazhdueshme që më ka dhënë te Burreli.

farrukuu

Ai ka qenë vazhdimisht inkurajues gjatë karrierës sime”. Kështu shprehet për “Panorama Sport”, sulmuesi Florenc Farruku pas rinovimit të kontratës me skuadrën matjane. Ditë më parë, sulmuesi ishte në prag të firmës me një klub tjetër të kampionatit shqiptar, por ndërhyja e drejtuesve në momentet e fundit bëri që ai të ndryshonte vendimin. Rikthimi i tij është pritur mirë dhe nga tifozëria matjane. “U jam shumë mirënjohës tifozëve matjan, të cilët rikthimin tim e pritën me shumë entuziazëm.

Edhe pse në një të ardhme karriera mund të marrë drejtim tjetër, zemra ime gjithmonë do të rrahë për Burrelin”, shprehet i emocionuar Farruku. Dje ka qenë e treta ditë për sulmuesin 23-vjeçar në krah të grupit. “Pavarësisht mungesës disa ditore do të punoj shumë për të arritur ritmin e grupit. Jam optimist se me afrimet e bëra së fundmi, skuadra do të jetë ndryshe nga sezoni i kaluar”, përfundoi Florenc Farruku.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"