Burreli mbetet në kuadrin e bisedimeve, për momentin ka vetëm largime nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 16:58

Burreli mbetet në kuadrin e bisedimeve, për momentin ka vetëm largime nga skuadra

Pas përfundimit të kampionatit, situata në kampin matjan është konfuze. Shumë lojtarë, të cilëve u ka mbaruar afati kontraktual, i kanë dhënë lamtumirën Burrelit. Pavarësisht “kaosit”, sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj, pohon se edhe me të larguarit do të ulen në bisedime.

burreli

Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i klubit “Burreli”, mes të tjerash thekson: “Pothuajse gjysma e futbollistëve janë larguar nga skuadra. Më të shumtët janë futbollistë që u ka përfunduar afati kontraktual. Me lojtarët që ju ka përfunduar kontrata, së shpejti do të ulemi në bisedime dhe ne do të paraqesim ofertën tonë”. Nisur nga situata e krijuar, në pamje të parë të krijohet mendimi se skuadra është mbërthyer në një situatë aspak normale, por sekretari Lleshaj është optimist se së shpejti panorama e klubit do të shkojë në normalitet.

Ndërkohë, prej ditësh drejtuesit matjanë kanë nisur kontakte me futbollistë të ndryshëm dhe sipas sekretarit Lleshaj, detajet e merkatos do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vazhdim. “Çdo ditë jemi në bisedime me futbollistë të ndryshëm, por për momentin nuk mund të flasim me emra konkret. I gjithë stafi drejtues është i fokusuar në afrimin e futbollistëve cilësor. Dyert e Burrelit janë të hapura për çdo futbollist. Jam optimist se skuadra në edicionin e ri do të ketë një fytyrë tjetër, ndryshe nga ai i vitit të kaluar, e mbylli prononcimin sekretari matjan.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"