Burreli pret trajnerin për të vënë piketa. Lleshaj: Do të diskutoj me Bicajn për skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2024 | 15:51

Burreli pret trajnerin për të vënë piketa. Lleshaj: Do të diskutoj me Bicajn për skuadrën e re

Te Burreli priten zhvillime interesante këtë javë. Sipas sekretarit të klubit, Marjan Lleshaj, brenda këtyre ditëve do të ulen me trajnerin e ri Ditmar Bici, për të diskutuar rreth ndërtimit të skuadrës së sezonit të ri futbollistik.

DITMAR BICAJ

“Shumë shpejt, madje brenda javës, do të ulem me trajnerin e ri Ditmar Bici për të diskutuar për projektimin e skuadrës së edicionit të ri futbollistik”, shprehet shkurt për “Panorama Sport” kreu i ekzekutivit Marjan Lleshaj. Sekretari pohoi se skuadra matjane, ndryshe nga viti i kaluar, do të jetë me profil pretendenti. “Dhe pse ky edicion futbollistik do të jetë më i vështirë se ai i kaluari, pasi shtohen dhe skuadra pretendente për të synuar Superioren, ne do të hyjmë në kampionat me ide dhe objektiva të qarta.

Duam të jemi mes më të mirëve, në vendet e para në renditje. Duke qenë se kemi objektiva të qarta, kemi menduar që punën për ketë edicion ta nisim më herët se vitet e kaluara”, u shpreh mes të tjerash sekretari matjan, Marjan Lleshaj.  Ndërkohë, disa futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe presin që të ulen me drejtuesit për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"