Bursaspor kërkon Jurgen Gjasulën, pritet firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2014 | 9:29

Bursaspor kërkon Jurgen Gjasulën, pritet firma

GjasulaJurgen Gjasula pritet të firmosë për Bursasporin në Turqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendëse, të cilat kanë folur me superlativa për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. “Bursaspori interesohet për Gjasulën. Drejtuesit janë në kërkim të një lojtari me eksperiencë që do të organizojë lojën dhe këtë e shikojnë te 28-vjeçari shqiptar, i cili deri sezonin e fundit ka luajtur në Bullgari te Liteksi. I lindur në Shqipëri, por i rritur në Gjermani, Gjasula bëri një pjesë të parë shumë të mirë te Liteksi ku shënoi 11 gola dhe dha 8 asiste në 35 ndeshje të luajtura. Në karrierën e tij, Gjasula ka luajtur edhe për Kaizerslautern, Frankfurtin, Duisburgun, St.Galenin dhe Bazelin”, shkruhej dje në mediat online të Turqisë. Sakaq, nisjen e bisedimeve me klubin turk, indirekt e ka bërë të ditur edhe vetë lojtari shqiptar. Të hënën ai ka postuar në faqen e tij në “Facebook” faktin se sapo ishte ulur në tokën turke, natyrisht pa dhënë detaje të mëtejshme, kjo pasi për momentin bëhet fjalë për vetëm bisedime dhe jo për zyrtarizim të kontratës me Bursasporin. Fakti që Gjasula po kërkon një skuadër të re, do të thotë që ai është larguar zyrtarisht nga Liteksi. Mesfushori nuk ishte në planet e ish-trajnerit serb Miodrag Jesiç, i cili i pat kërkuar presidentit Grisha Gençev që të mos i rinovonte kontratën. Por edhe pse Jesiç u largua para tri ditësh (është vënë Balakov), përsëri Gjasula nuk shikon të ardhme te Liteksi. Gjasula shkoi te Liteksi verën e vitit të kaluar dhe ka qenë një nga më të paguarit te kjo skuadër. Pikërisht kjo gjë shtoi në njëfarë mënyre edhe xhelozinë mes lojtarëve në skuadër, çka u theksua më së shumti në pjesën e dytë të sezonit, kur edhe skuadra doli nga objektivat. Mesfushori kuqezi u la për disa ndeshje jashtë 18-s dhe kjo i kondicionoi edhe thirrjen në Kombëtare për tre takimet e tanishme. Gjasula pat firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi, por ku ekskluzivitetin e kishte vetëm klubi, që në rastin konkret nuk ka treguar interes, ndaj edhe lojtari është larguar drejt një kampionati tjetër ku me shumë Lala, Jera dhe Bushi gjasa do të jetë ai turk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"