Buskets paralajmëron Guardiolën: Kujdes Interin, mund t’ju dëmtojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 17:07

Buskets paralajmëron Guardiolën: Kujdes Interin, mund t’ju dëmtojë

“Do të luaj jashtë Europës, nuk e di se ku”. Kështu foli Sergio Busquets për “La Gazzetta dello Sport”, duke e motivuar më pas zgjedhjen e tij në këtë mënyrë: “Nuk mund të mendoj të përballem me Barçën si kundërshtar për objektiva të rëndësishëm. Do të ishte shumë e vështirë dhe nuk dua”.

asdsadsadsad

Dy batuta edhe për futbollistin që i bëri më shumë përshtypje: “Haland. Nuk kam parë kurrë dikë me një hap kaq të gjerë dhe të fuqishëm. Vërtet një lojtar mbresëlënës”.

ELOZHE INTERIT – Vuajtjet me Interin në 2010-ën kur zikaltrit realizuan “Tripletën”, Buskets i kujton ende, ndaj përpiqet t’ia bëjë të ditur edhe Sitit që në Stamboll nuk ka për të qenë një shëtitje. “Interi është i rrezikshëm. Këtë e them nga përvoja, sepse luajtëm dy herë këtë vit dhe vuajtëm. Interi mund të mos krijojë shumë raste, por luan me dy sulmues kundër dy qendërmbrojtësve dhe aty, në këtë situatë, e shoh Interin të aftë për të dëmtuar Sitin në rastin më të parë. Siç e thashë është një finale dhe në ndeshje të tillë çdo gjë mund të ndodhë.

Për këtë dëshmon ndeshja në “Camp Nou” në vitin 2010 që luajtëm kundër zikaltërve. Në atë moment, Barça ishte ajo që të gjithë e konsideronin si ekipin më të mirë në Europë, por ja që ekipi i Mourinjos na ndali dhe na eliminoi, sepse kishte lojtarë me përvojë, cilësorë dhe shumë të motivuar”, tha 34-vjeçari.

PEP KUJDES – Gjatë së njëjtës intervistë, spanjolli foli edhe për finalen e Ligës së Kampioneve, e cila sheh Interin përballë ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola, me të cilin ka fituar çdo trofe. “Pep më ndryshoi jetën, sepse përmirëson gjithçka që prek. Është një trajner në evolucion i vazhdueshëm, siç e dëshmon fakti që është përshtatur me kultura të tjera e me ide të reja. Në Stamboll të gjithë mendojnë se Siti do të fitojë, por kujdes.

Së pari, sepse çdo gjë mund të ndodhë në një finale dhe së dyti, dhe kjo është edhe më shumë e rëndësishme, kur luan kundër një skuadre si Interi, që ka një sistem kaq preciz, të identifikuar dhe të testuar mirë, me 5 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe dy sulmues, gjithçka bëhet shumë e vështirë. E kam sfiduar dy herë në Champions dhe vëreja se mbyllej shumë mirë, në mes ishin kompaktë dhe ekipi kishte vazhdimisht ndihmën e sulmuesve”, përfundoi Buskets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"