Bylis, “mbreti” i merkatos së janarit. Firmosin edhe Mitraj me Zisin
Bylis ka qenë “mbreti” i merkatos në Kategorinë e Parë. Skuadra ballshiote ka afruar shumë lojtarë gjatë kësaj periudhe. Më të fundit ishin gjatë ditës së djeshme. Me skuadrën kanë firmosur zyrtarisht sulmuesi Aldo Mitraj dhe mesfushori me tipare sulmuese Niko Zisi.
I pari ishte pjesë e Sopotit në pjesën e parë të kampionatit dhe ka eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar. E njeh shumë mirë këtë ligë dhe shihet si një futbollist që do ta ndihmojë shumë ekipin. Ndërsa i dyti është një 21-vjeçar i rritur tek Akademia e Arisit në Greqi dhe konsiderohet si një futbollist me shumë të ardhme.
Vetëm tri ditë më parë, ballshiotët zyrtarizuan edhe sulmuesin Fabjon Dhrami që gjatë pjesës së parë të kampionatit luajti në Maltë duke shënuar edhe gjashtë gola. Ekipi ballshiot synon rikthimin në Superiore dhe të gjithë janë të bindur se do t’ia arrijnë qëllimit. Në ekip ka shumë optimizëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"