Bylisi dhe skuadra qipriote, Elbasani zyrtarizon miqësoret e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 16:18

Bylisi dhe skuadra qipriote, Elbasani zyrtarizon miqësoret e radhës

Verdheblutë kanë zyrtarizuar edhe dy miqësoret e radhës, ku e para do të jetë ajo ndaj Bylisit ditën e nesërme në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.

elbasani

Më pas, në tokën greke do të zhvillojnë një miqësore me ekipin qipriot të Ethnikos Aknas në datë 31 korrik që militon në Superligën e Qipros.

Dy ndeshje që do t’i japin një pasqyrë më të qartë Roberto Bordin rreth lojtarëve dhe të përcaktojë titullarët për startin e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"