Bylisi mbyll pushimet, por ka shumë dilema për trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 16:13

Bylisi mbyll pushimet, por ka shumë dilema për trajnerin e ri

Në Ballsh duan që të kenë strategji te qartë për Superioren dhe synimi është që të qëndrojnë sa më gjatë. Klubi synon që të promovojë sa më shumë lojtarë të talentuar, në mënyrë që më pas t’i shesin siç edhe kanë bërë në sezonin e fundit, ku në një farë mënyrë kanë minimizuar shpenzimet sezonale.

bylis1

Duket se ashtu siç edhe kishim bërë me dije, pushimeve të mallakastriotëve u erdhi fundi dhe pasi kanë qëndruar për më shumë se një muaji të shpërndarë në familjet e tyre, sot do të rikthehen në Ballsh, për të nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri në Superiore. Seanca pritet që të startojë në orën 18:30- 19:00 në varësi edhe të temperaturave, duke qenë se ditët e fundit në Ballsh kanë qenë afër 40 gradëve. Në fakt, gjatë javës së shkuar, në klub kanë bërë gati mjediset stërvitore, por edhe pjesën akomoduese të skuadrës.

Pritet që pjesë e kontingjentit të jenë edhe lojtarët e U-21 dhe U19, ndërsa në vijim pritet që të plotësohet kontingjenti i mallakastriotëve që përgatiten për Superioren. Natyrisht që janë lajmëruar edhe lojtarët të cilët kanë qenë nën kontratë dhe që kanë qenë pjesë e ekipeve të inferiores në huazim, apo edhe ata të dëmtuar. Me shumë kureshtje edhe tifozët vendës pritet që sot të mësojnë edhe fytyrën e skuadrës së tyre apo dhe ndonjë prurje të re, duke nisur që nga trajneri që do t’i drejtojë në Superiore. Por jo vetëm, pasi pritet që të mësohet edhe vendi se ku do të zhvillohet faza përgatitore verore për një periudhë 10-ditore, se ku Bylisi do të spostohet në ditët e nxehta të këtij muaji. Dilema që priten që të zgjidhen në ditët në vijim, ku mendohet që brenda javës, skuadra të fillojë të marrë formë, ndonëse edhe kontingjenti aktual shkon plot 30-vetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"