Bylisi, me të njëjtën strategji edhe këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 13:40

Bylisi, me të njëjtën strategji edhe këtë sezon

Bylisi u rikthehet përgatitjeve, këtë javë me ritëm më të lartë, ndërsa trajneri Egbo do të vazhdojë testimet.

BYLIS

Aktualisht ballshiotët kanë rreth 40 lojtarë të grumbulluar, por duket se ka ardhur momenti për afrimet e para. Janë piketuar disa lojtarë dhe presidenca ka avancuar me bisedimet, prandaj dhe pritet që këtë javë të ketë ndonjë zyrtarizim. Synohen lojtarë që bëjnë diferencën për të fuqizuar çdo repart. Në anën tjetër, mund të ketë ndonjë tjetër shitje.

Strategjia e Bylisit mbetet e njëjtë, me të rinj të talentuar që afrohen dhe pasi afirmohen duke luajtur si titullarë, shiten në skuadra të tjera në vend ose jashtë Shqipërisë. Drejtuesit ballshiotë janë duke parë disa elementë që kanë spikatur sezonet e fundit në Kategorinë e Parë, të cilët nuk e kalojnë moshën 22 vjeç dhe Bylisin e kanë si trampolinë.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"