Çalhanollu i çudit të gjithë: Kundërshtari i radhës është favorit sekret për të fituar Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 21:17

Çalhanollu i çudit të gjithë: Kundërshtari i radhës është favorit sekret për të fituar Europianin

Hakan Çalhanollu ka qenë protagonist në kualifikimin e Turqisë në fazën me eliminim direkt teksa shënoi gol në fitoren 2-1 të përfaqësueses së tij ndaj Çekisë për të vulosur vazhdimin e mëtejshëm në turne.

calhanollu

Tani për skuadrën turke përballë është Austria, por mesfushori nuk mendon se ky është një short i mirë, ndonëse përballë mund të viheshin skuadra me më shumë traditë në kompeticione të tilla.

“Sipas meje, kundërshtari ynë i ardhshëm është favoriti sekret për të fituar trofeun. Por për fat të keq unë nuk mund të ndihmoj në fushë”, tha Çalhanollu për “Bild”. Ai është ndëshkuar në ndeshjen e mbrëmshme me kartonin e dytë të verdhë të turneut nga gjyqtari Istvan Kovaç, për të cilin kishte shumë rezerva, ndaj do të jetë i pezulluar për takimin ndaj Austrisë.

“Jam pak i zhgënjyer. Iu afrova gjyqtarit si kapiten dhe desha t’i flisja. Ai më dha menjëherë kartonin e verdhë dhe jam i sigurt që as ai nuk e di pse. Në atë moment mbeta pa fjalë, ndërsa tani jam i pezulluar”, tha Çalhanollu.

“A u ndikua nga kartonët e shumtë të verdhë? Mund të jetë, Fola me kapitenin çek pas ndeshjes, edhe ai ishte i zhgënjyer dhe më tha që gjyqtari kishte shkatërruar të gjithë ndeshjen me ato kartonë të verdhë, ishte e vështirë të komunikoje me të. Ai shpesh na injoronte”, tha mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"