Cara dhe Rrapaj më të mirët në fushë, heroi Keko pa notë/ Ja vlerësimet e Partizanit pas triumfit në Maltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 23:45

Cara dhe Rrapaj më të mirët në fushë, heroi Keko pa notë/ Ja vlerësimet e Partizanit pas triumfit në Maltë

Partizani arriti të siguronte një kualifikim fantastik në transfertën malteze, teksa mposhti me rezultatin 1-2 skuadrën e Marsashlok. 

PARTIZANIIIIIIII

Golat e Carës dhe Kekos i siguruan kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës “demave” të Orges Shehit. 

Faqja e specializuar “Flashscore”, ka bërë edhe vlerësimet me notat përkatëse të futbollistëve, teksa Cara dhe Rrapaj rezultojnë 2 më shumë të vlerësuarit e sfidës (7.5), ndërkohë që podiumi plotësohet me Hadroj (6.8). 

Për sa i përket heroi Keko, ai rezulton pa notë, për shkak të minutazhit të pakët, pasi sulmuesi u hodh në fushë vetëm në minutën e 86-të, kësisoj nuk i është vendosur notë. 

Në radhët e Marsashlok, më i vlerësuari rezulton portieri serb Drobnjak, me notën 7.2.   

WhatsApp Image 2024-07-18 at 23.27.45

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"