“Carlos V”, mbreti i Ligës së Kampioneve / Italiani është trajneri me më shumë fitore në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 13:06

“Carlos V”, mbreti i Ligës së Kampioneve / Italiani është trajneri me më shumë fitore në Champions

Të gjithë në këmbë para madhërisë së tij “Carlo V”, mbretit të Champions League. Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti tashmë ka pesë Kupa Europiane si trajner dhe rrit legjendën e tij në kompeticionin më të lartë kontinental.

Anceloti puro

Është e treta që ai ka fituar me Realin e Madridit (2014, 2022 dhe 2024) dhe dy të fituara me Milanin (2003 dhe 2007). Por numri i sukseseve të tij arrin në shtatë, po të llogarisim dhe dy trofe europianë të fituar me Milanin si lojtar (1989, 1990). Me suksesin e fundit në Ligën e Kampionëve në Londër kundër Dortmundit ai forcon rekordin e tij si trajneri më i suksesshëm në kompeticionin më të lartë kontinentale, duke u distancuar nga tre Champions të arritura nga Bob Paislej (Liverpul 1977, 1978 dhe 1981), Zinedin Zidan (Real Madrid 2016, 2017 dhe 2018) dhe Pep Guardiola (Barcelona 2009 dhe 2011 dhe Siti 2023).

Londra është ndalesa e re që kurorëzon një Ançeloti që nuk ka rival në karrierën e tij spektakolare në Champions. Italiani është një nga shtatë emrat që mund të mburret se ka fituar “La Orejona” (kupa me veshë të mëdhenj) si trajner (5) dhe si lojtar (2, me Milanin në 1989 dhe 1990). Për më tepër, ai është trajneri më fitues në historinë e kompeticionit më të lartë kontinental, duke lënë pas një mit si Sër Aleks Ferguson shumë kohë më parë. Ai debutoi si trajner në Champions në pankinën e Parmës në sezonin 1997-1998 dhe që atëherë ka arritur 45 fitore me Madridin, 40 me Milanin, Çelsin (9), Bajernin (7), PSG-në (6), Napoli (5), Juventus dhe Parma (2). Në total, 116 fitore pas fitores së fundit të arritur në finalen e Londrës ndaj Dortmundit, që e vendos sërish në krye të Champions League për herë të pestë si trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"