Çelsi kërkon shumë! Juve, Milan dhe Inter frenojnë për Armando Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 22:04

Çelsi kërkon shumë! Juve, Milan dhe Inter frenojnë për Armando Brojën

Armando Broja është një emër i cili po diskutohet në shumë klube, pasi sulmuesi do të largohet nga Çelsi gjatë verës, për të nisur një etapë tjetër të karrierës së tij. Por pikërisht klubi blu po bëhet pengesë për largimin e futbollistit.

broja

Pavarësisht cilësive të Brojës, mungesa e minutave në sezonin e kaluar është kthyer në një pengesë të madhe për lojtarin e Kombëtares shqiptare pasi ajo është arsyeja pse vlera e kartonit të tij mendohet se është e ulët. Por Çelsi vazhdon të ketë pretendime të mëdha për futbollistin duke bërë që të frenojnë skuadrat e interesuara për të siguruar firmën e tij,

Mediat italiane raportojnë se Çelsi ka zbritur deri në 18 milionë euro vlerën e kartonit për lojtarin shqiptar, por kjo mbetet një shifër e lartë për Milanin, Interin dhe Juventusin që kishin shfaqur interes për të.

Fakti që lojtari largohet pa shumë minuta në edicionin e kaluar nga blutë londinezë, sipas tyre duhet të ndikojë në uljen e vlerës së pagesës për të, gjë që nuk po ndodh nga Çelsi, duke bërë të frenojnë diskutimet për të ardhmen e Brojës, të paktën sa u përket pistave italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"