Çështja “De Ligt” del nga kontrolli, tifozët kundërshtojnë largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 17:43

Çështja “De Ligt” del nga kontrolli, tifozët kundërshtojnë largimin

Klubi i Bajernit është në një gjendje trazirash dhe skuadra është gati të marrë një fytyrë të re në ciklin 2024- 2025. Merkatoja në Gjermani mbyllet në datën 30 gusht, më shumë se një muaj e gjysmë nga përfundimi i afatit, ndërsa kanë zbarkuar në Mynih lojtarë premtues si mbrojtësi Ito, mesfushori Pahlinja dhe sulmuesi anësor Olize.

de ligt

Gjithsesi bordi i Bajernit dhe trajneri Visent Kompani nuk është i kënaqur me kaq, ata kërkojnë akoma më shumë përforcime, për të konkurruar Leverkusenin në Gjermani dhe fituar Champions-in në Evropë pas 5 vitesh pritje. Në këtë situatë, misioni i Drejtorit sportiv te bavarezët Maks Eberl ka të bëjë me gjenerimin e të ardhurave. Mbrojtësi Matajs de Ligt është gati të transferohet te Mançester Junajtid, por që tifozët janë shprehur kundër transferimit të “tulipanit”.

Vetë mbrojtësi ka rënë dakord me skuadrën anglezë, por Bajerni nuk ka ndërmend ta lejojë zhvendosjen e holandezit pa kuotën minimale të 50 mln euro. Rekordmenët e Gjermanisë pëlqejnë tej mase Xhonatan Tah. Futbollisti gjerman inkuadrohet në radhët e Bajer Leverkusen, ndërsa “aspirinat” kërkojnë 40 mln euro, kundrejt 25 mln euro të ofruara prej palës bavareze. Drejtori sportiv i kampionëve të Bundesligës Simon Rolfes në një prononcim të fundit e ka shmangur diskutimin rreth së ardhmes së Tah, pa dhënë një përgjigje konkrete: “Në përgjithësi, pres që të ketë më shumë lëvizje në tregun e transferimeve përsëri në fund të Kampionatit Europian”, tha për “Bild” Rolfes. Vetë Xhonatan Tah është i gatshëm të kalojë në Mynih.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"