Çudia me Moratan, Milani pagoi klauzolën pa kontaktuar me Atletikon: E mësuam nga La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 15:36

Çudia me Moratan, Milani pagoi klauzolën pa kontaktuar me Atletikon: E mësuam nga La Liga

Alvaro Morata nuk është larguar armiqësisht nga Atletiko Madrid. Në klub vlerësonin lojtarin për përkushtimin dhe e ndërsjella. Por mënyra se si Milani bleu spanjollin dhe e prezantoi sot, ka bërë të ngrihen shumë pikëpyetje në Spanjë.

morata

Gjatë këtyre ditëve kur Morata bëri të qartë se kërkonte të largohej, Milani në asnjë moment nuk nisi negociatat me Atletiko Madird, Veprimet e kuqezinjve në fakt dukeshin shumë “armiqësore”, nëse mund të quhen të tilla, pasi kontaktet mes klubeve për çështjen në fjalë kanë qenë inekzistente.

Kuqezinjtë vendosën të paguajnë klauzolën e largimit të Moratas për të bërë të mundur transferimin dhe për këtë çështje as lajmëruan Atletikon, por thjesht bënë depozitimin e saj në La Liga. Edhe vetë Atletiko Madrid, në një komunikatë zyrtare bëri të ditur se ishte informuar nga La Liga dhe jo nga Milani apo lojtari, se ishte paguar klauzola e tij.

Një veprim i çuditshëm për futbollin e ditëve të sotme, kur mendon se mes klubeve në fjalë ka pasur edhe më parë negociata dhe gjërat kanë qenë shumë më miqësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"