Çudira shqiptare/ Dinamo prish kontratën me futbollistin dy ditë pas firmës: Klubi nuk dëshironte të bëhej pengesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 23:23

Çudira shqiptare/ Dinamo prish kontratën me futbollistin dy ditë pas firmës: Klubi nuk dëshironte të bëhej pengesë

Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur në klubin e Dinamos. Blutë kryeqytetas nënshkruan dhe prishën kontratën me mbrojtësin David Gjinollari brenda dy ditësh, në rrethana të çuditshme për mënyrën se si rrodhën ngjarjet.

gjinollari

Dy ditë më parë, Gjinollari firmosi me blutë dhe shihej si një nga përforcimet e kësaj skuadre për edicionin e ri. Futbollisti vinte pas një sezoni të luajtur me Teutën në Superiore dhe te Dinamo ishin të bindur se do të kishin në dispozicion një alternativë që do i ndihmonte për të arritur në “Final Four”.

Por për çudi, klubi sot nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka prishur marrëveshjen që kishte nënshkruar me futbollistin.

“FC Dinamo City njofton ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim me lojtarin David Gjinollari. Në adresë të lojtarit kishte mbërritur një ofertë nga jashtë dhe klubi nuk dëshironte të bëhej pengesë për të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.

sdffsdfsdfsdfdsfdsfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"