Daja: Në Vlorë luajmë për fanellën
Ilir Daja ka folur në një konferencë për shtyp për ndeshjen e radhës që bardheblutë do të luajnë nesër ndaj Flamurtarit. Trajneri i Tiranës do të shkojë në Vlorë me tre mungesa të rëndësishme, Edvanin, Elis Bakajn dhe mbrojtësin Muca.
Ndër të tjera tekniku i kryeqytetasve ka komentuar dhe për vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me incidentet e ndodhura në derbi.
“Jemi serish para nje situate te ngjashme si para ndeshjes se fundit.Kemi probleme me mungesat, sidomos me linjen e qendres ku mungon portieri Bakaj dhe Muca. Gjithashtu edhe Elisi eshte i skualifikuar. Ne Vlore do luajme per fanellen, per krenarine e ketij klubi kaq te madh qe per asnje moment seshte bere pale me askend.
Tifozet me duan dhe vitin tjeter?!
Me vjen mire per kete megjithate une ne fund te sezonit nese nuk do te arrijme Europen do te jap doreheqjen. Me pas vendos klubi per te ardhmen. Persa i perket aktivizimit te te rinjve ka qene politike e klubit dhe une kam qene gjithmone pro kesaj ideje. Afrimin dhe promovimin e te rinjve duhet ta kemi prioritet.
A besoj tek Europa?
Nese ekipet e tjera do luanin si luan Tirana do te besonim. Tani na mban ne loje vetem matematika. Persa u perket incidenteve ne ndeshjen e fundit, mund te them se tifozet nuk kane lidhje me cfare ka ndodhur dhe nuk duhej ti mohohej mundesia per te ardhur ne stadium. Dy tifoz nga dy klubet pas ndeshjes prodhuan incident mes tyre dhe me pas nje zyrtar i Partizanit ka shkuar dhe ka goditur tifozin tone duke nxehur gjakrat. Une se kuptova se cfare kerkonin drejtues te Partizanit ne krahun e tribunes tone gjysem ore pasi ndeshja kishte perfunduar. E padrejte te na denohet tifozeria. Vendimi i Komisionit te Disiplines ka qene me dy standarte. Persa i perket shperblimit per ndeshjen apo fjaleve te thena mund te them se une gjate gjithe karrieres sime kam qene gjithmone larg ceshtjeve financiare. Megjithate po ju sqaroj te verteten e vetme per kete histori. Presidenti vendosi premio dhe na e shperndau pas ndeshjes. Ne rast fitore shperblimi do te kishte qene me i madh. Polemikat e Partizanit?! Drejtuesit e Partizanit u be kohe qe nuk shohin nga vetja. Nuk dua te flas dhe sillem njesoj me ta”.