De Bryjn i zhgënjyer: Donim më shumë, në ekip askush nuk festoi kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 12:41

De Bryjn i zhgënjyer: Donim më shumë, në ekip askush nuk festoi kualifikimin

Kevin De Bryjne, kapiteni i Belgjikës, reflekton pas barazimin 0-0 ndaj Ukrainës , i cili i pa Djajtë e Kuq të kalojnë në fazën e 1/8-ave si të dytët në grup. Tashmë belgët i pret një përballje me Francën dhe mesfushori ka treguar se ka pasur pak festë në skuadër pas barazimit pa gola.

de bryjn

“Në fakt, dhomat e zhveshjes kishin një atmosferë shumë të qetë. Kam kohë që luaj futboll, kam fituar shumë dhe kam përjetuar edhe momente që dhembin shumë. Duhet ta mbash gjithçka me vete pasi në thelb kjo është përvoja që gjithkush grumbullon. Duhet të jesh në gjendje të përballesh me momente të këqija”, tha për “Het Latste Nieuës” mesfushori i Mançester Sitit.

De Bryjne u shpreh i zhgënjyer që “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën më mirë ndaj Ukrainës, por gjithsesi është i kënaqur me kualifikimin. Edhe 24 orë pas ndeshjes kur klime në ekip e sidomos me tifozët duket e qetësuar. Si për të përshkruar ambicien e skuadrës belge, kapiteni sqaroi: “Nuk pashë askënd që ta shijonte qoftë edhe pak kualikfimin. Edhe pse e merituam pas reagimit tonë pas ndeshjes së parë. Në fazën e grupeve luajtëm relativisht mirë, ishte shumë më mirë nëse e krahasoni me turneun e mëparshëm, por sigurisht që do të kishim dashur më shumë më nivel loje e jo vetëm rezultatesh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"