De Bryjne drejt Arabisë, Siti bën gati ofertën për futbollistin e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 23:15

De Bryjne drejt Arabisë, Siti bën gati ofertën për futbollistin e Anglisë

Mançester Siti po i bashkohet garës për yllin e Kristal Palasit dhe Anglisë, Ebereçi Eze. Ylli i “qytetarëve”, Kevin De Bryjne përflitet për një transferim tek Al-Itihadi në Ligën Pro të Arabisë Saudite në ditët e fundit, me disa media që konfirmojnë se belgu ka rënë dakord për kushtet personale.

sadsdadsaadsadsadsdas

De Bryjne është truri i mesfushës së Sitit nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe largimi i tij do të ishte një goditje e rëndë për kampionët në fuqi të Premier Ligës. Por sipas “Mirror”, Eze është shfaqur tani si një objektiv transferimi për Guardiolën, me “qytetarët” që po peshojnë një ofertë prej 68 milionë paundësh për mesfushorin ndërkombëtar anglez. I aftë për të luajtur në qendër të mesfushës, por edhe në një rol më të avancuar, Eze do të sillte kualitet të madh midis linjave dhe aftësi fantastike driblimi, dy aspektet kryesore që kërkon Guardiola te një mesfushor sulmues.

Totenhemi ka qenë gjithashtu i lidhur me një lëvizje për Ezen, por skuadra e Londrës Veriore ka të ngjarë të vuajë për të konkurruar financiarisht me gjigantët e Premier Ligës dhe lojtari mund të preferojë të luajë për kampionët e Anglisë dhe në Ligën e Kampioneve. Ai ka ende tre vjet nga kontrata e tij me klubin nga Londra Jugore.

Eze mendohet se ka një klauzolë prishjeje kontrate prej 60 milionë paundësh plus bonuset, dhe mendohet se “shqiponjat” nuk do të ishin të përgatitur të humbnin yllin e tyre për më pak se kaq. Largimi i tij do të ishte një problem edhe më i madh, duke pasur parasysh faktin se ata tashmë kanë humbur Majkëll Olizenë që u transferua te Bajerni i Mynihut për 52 milionë paund. “Qytetarët” janë të befasuar me personalitetin dhe temperamentin e lojtarit, si dhe aftësinë e tij për të luajtur në një sërë rolesh në mesfushë.

Guardiola dëshiron që të jetë i përgatitur në rast se De Bryjne largohet drejt Arabisë. Kevin De Bryjne raportohet se ka arritur marrëveshjen personale për t’u bashkuar me skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al-Itihad. Pasi ka kaluar gati një dekadë në “Etihad”, marrëveshja aktuale e mesfushorit belg me klubin do të përfundojë në fund të sezonit 2024-2025. “Mail Sport” raportoi në shkurt se De Bryjne ishte përcaktuar si objektivi kryesor për Ligën Pro të Arabisë Saudite dhe tani arabët pritet të shtojnë përpjekjet e tyre për të siguruar firmën e yllit të Sitit këtë verë.

33-vjeçari e ka pranuar edhe vetë mundësinë për të luajtur atje ndërsa pak javë më parë u shpreh: “Djali im më i madh tani është tetë vjeç dhe ai nuk di asgjë përveç Anglisë. Ai gjithashtu pyet se sa kohë do të luaj për Sitin. Sapo të vijë momenti, ne do të duhet ta trajtojmë atë në një mënyrë të caktuar. Në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka. Ju po flisni për shuma të jashtëzakonshme parash në atë që mund të jetë fundi i karrierës sime. Ndonjëherë duhet të mendosh për këtë. Nëse luaj atje për dy vjet, do të jem në gjendje të fitoj një shumë të jashtëzakonshme parash. Para kësaj më është dashur të luaj futboll për 15 vjet. Mund të mos e arrij ende atë shumë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"