De Rosi pas fitores kundër Milanit: Lukaku dhe Dibala shembullorë, ndeshja më e mirë që kur jam këtu
E priste me padurim ndeshjen e djeshme dhe me siguri që u largua nga “San Siro” i kënaqur.
Në këtë 2024, De Rosi me Romën e tij kanë humbur vetëm ndaj Interit, ndërsa kundër Milanit shënuan fitoren e parë pas pesë vitesh. Pikërisht suksesi i djeshëm ishte në qendër të vëmendjes së trajnerit roman që deklaroi:
“E kishim përgatitur në këtë mënyrë dhe më duhet të uroj të gjithë djemtë për paraqitjen. El Sharaui nuk kishte frikë nga vrapimet e Teo dhe e ndoqi kudo, ndërsa Lukaku bëri paraqitjen e tij më të mirë që kur jam unë në pankinë. Ishte një fitore e madhe, por tani duhet të mundohemi që edhe kundër Udinezes të luajmë më të njëjtën dëshirë”.
I pashmangshëm edhe një koment për ndeshjen e kthimit nga ana e De Rosit që tha: “Do të jetë e vështirë. Milani do të synojë fitoren. Nëse luajmë për të barazuar, do të jetë budallallëk i madh”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"