De Shiljo kundër Juventusit: Nuk jam i dëmtuar, klubi vendosi të mos grumbullohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 18:42

De Shiljo kundër Juventusit: Nuk jam i dëmtuar, klubi vendosi të mos grumbullohem

Juventusi u nis për të vijuar grumbullimin e tyre stërvitor në Gjermani dhe disa përjashtime bënë menjëherë bujë brenda klubit. Federiko Kieza për shkak të dasmës, Milik dhe Kostiç për shkak të lëndimeve përkatëse dhe MekKeni sepse është njoftuar se nuk do të jetë titullar e se duhet të kërkojë një ekip tjetër nëse dëshiron hapësira më të mëdha nga ato që trajneri Mota mund t’i garantojë në sezonin që do të nisë pas një muajit.

sdffdssfdsfdsfdfsdfsd

Këto janë disa nga arsyet e atyre që kanë mbetur jashtë zgjedhjeve të teknikut të ri të Juve. Megjithatë, dikush nuk është i gatshëm për një lajm të tillë e ai ishte Matia De Shiljo i cili pas përjashtimit të tij ka shfryrë në një histori të postuar në profilin personal në “Instagram”.

Mbrojtësi iu drejtua drejtpërdrejt shtypit për të sqaruar arsyet e mos thirrjes dhe ka tentuar menjëherë të sqarojë pozicionin e tij me këto fjalë:

“Në orët e fundit kam dëgjuar shumë pasaktësi dhe lajme të rreme për personin tim. Dua të sqaroj se jam mirë dhe nuk kam asnjë problem fizik. Ndryshe nga ato që thuhen nga disa gazeta, kam qenë gati të punoj me ekipin që nga dita e parë e grumbullimit. Dua të theksoj se mos grumbullimi im për stërvitjet në Gjermani ishte thjesht një zgjedhje e klubit. Për këto arsye u kërkoj gazetarëve të informohen saktë përpara se të transmetojnë lajme të pasakta, përndryshe do të ndjek rrugën ligjore”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"