De Vraj kërkohet në Arabi, Marota ka gati zëvendësuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 15:00

De Vraj kërkohet në Arabi, Marota ka gati zëvendësuesit

Me mbylljen e çështjes Martinez dhe në pritje të lejes për Tesmanin, Interi është duke punuar për të plotësuar organikën pas emergjencës në krahun e majtë me dëmtimin e Bjukenën.

epa10274016 Inter Milan's Stefan de Vrij celebrates after scoring the 1-0 goal during the Italian Serie A soccer match between FC Inter and Sampdoria, in Milan, Italy, 29 October 2022. EPA-EFE/MATTEO BAZZI

Klubi ka vendosur që të afrojë një tjetër lojtar anësor, edhe pse me Darmianin dhe Karlos Auguston është i mbuluar mirë numerikisht. Problemi është që braziliani shihet nga trajneri Inzagi si një mbrojtës që zëvendëson Bastonin dhe jo në krah. Zikaltrit kanë lëvizur edhe për Buonxhornon, por kanë qenë disi vonë sepse lojtari ka pasur bisedime të avancuar me skuadrën e Napolit. Zikaltrit fillimisht duhet që të shesin për të afruar dikë tjetër. Gjithçka lidhet me të ardhmen e Stefan De Vrajit. Mbrojtësi holandez ka oferta të shumta dhe në skenë kanë dalë disa skuadra arabe, veçanërisht Al Itihad.

Është skuadra që do të shkojë Stefano Pioli dhe e kërkon holandezin e Interit. Këta të fundit janë gati që t’i ofrojnë lojtarit një kontratë të majme dhe klubit të Interit një shifër jo më pak sesa 15 milionë euro. Në rast se largohet ai, atëherë do të shfaqet në skenë sërish Hermoso. Por shitjes së holandezit do t’i bashkohet edhe Valentin Karboni. Marseja e De Zerbit është gati që ta transferojë talentin argjentinas duke ia blerë përfundimisht kartonin. Mirëpo Interi nuk ka ndërmend që të zbresë në shifra më pak sesa 40 milionë euro. Vetëm në rast se do të kryhen këto 2 shitje, atëherë mund të flasim për afrime: Një mbrojtës dhe një sulmues. Nëse për mbrojtësit cituam emrat më sipër, në repartin e avancuar është vetëm një emër. Bëhet fjalë për Gudmunson që po pret telefonatën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"