Deklarata e Toni Kros kundër emigrantëve revolton Gjermaninë: Nuk do ndjehesha rehat nëse vajza ime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 21:56

Deklarata e Toni Kros kundër emigrantëve revolton Gjermaninë: Nuk do ndjehesha rehat nëse vajza ime…

Toni Kros është një figurë shumë e dashur në Gjermani për opinionin publik. Por deklaratat e fundit të dhëna nga tashmë ish-futbollisti gjerman, kanë sjellë revoltë në rrjetet sociale. Shkak janë bërë fjalët që ai ka thënë duke aluduar për problemet që lindin nga emigracioni masiv drejt Gjermanisë.

kros

Në një podkast të ZDF, ai është pyetur rreth ndryshimeve mes Gjermanisë dhe Spanjës ku jeton prej vitesh dhe Kros ka thënë se vendi ka ndryshuar. “Nuk është më Gjermania e 10 viteve më parë”, tha ish mesfushori i cili theksoi se do të vazhdonte të jetonte në Madrid, pasi sipas tij situata e emigracionit ishte “jashtë kontrollit”.

“Nëse e krahasoj tani me Spanjën. Për shembull, kam një vajzë 7-vjeçare., Kur të mbushë 13, 14, 15 dhe nëse ndonjëherë do të më pyetet “a do të lejosh vajzën tënde të dalë në 11 të natës në Spanjë kur të jetë 14 vjeçare apo në një qytet të madh gjerman?”. Në momentin aktual do të kisha prirje më shumë për Spanjën”, tha Kros,

Ai insistoi se shumë emigrantë ishin njerëz të mirë por “nëse nuk arrin t’i dallosh ata nga njerëzit që nuk janë të mirë, do të jetë e vështirë në fund. Atëherë sjellja e gjermanëve do të jetë gjithnjë e më shumë e ndarë”, tha Kros në intervistën e tij që është përballur me komete të shumta negative.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"