Dërgoi penalltinë në tribunë, por Gatuzo i thur elozhe Rei Manajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 21:11

Dërgoi penalltinë në tribunë, por Gatuzo i thur elozhe Rei Manajt

Rei Manaj humbi sot një penallti në ndeshjen e debutimit të tij me Pizën, por për trajnerin Ivan Xhenaro Gatuzo, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi sulmuesi shqiptar kishte treguar sa vlente në fushën e lojës.

manaj cani piza

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh.

manaj

Ai që gjuan penalltitë në skuadrën tonë është Manini, por ia unë që i dhashë besimin Reit dhe desha që ta gjuante ai penalltinë”, shpjegoi Gatuzo në konferencë për shtyp pas ndeshjes duke lënë të kuptohej se ky episod nuk do të ndryshonte mendimin e tij për djaloshin shqiptar.

Gatuzo

Megjithatë, suksesi 1-0 për ekipin e tij mban sidomos emrin e Samir Ujkanit, i cili bëri një pritje të shkëlqyer pak çaste pasi Manaj kishte dërguar në tribunë gjuajtjen e tij nga pika e bardhë. “Skuadra ka bërë një ndeshej shumë të mirë, por sot duhet të falënderojmë Ujkanin i cili pas penalltisë së gabuar bëri të tijën. Në minutën e 91 e realizoi ai penalltinë”, deklaroi Gatuzo, i cili ka insistuar personalisht që të kishte në skuadër portierin shqiptar.

ujkani cani manaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"