Dështim 1 miliard eurosh, PSG nuk di të triumfojë në Champions. Ekipet spanjolle makthi i francezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2018 | 16:53

Dështim 1 miliard eurosh, PSG nuk di të triumfojë në Champions. Ekipet spanjolle makthi i francezëve

Që nga koha kur Naser Al Khelaifi zbarkoi në Paris, objektivi i tij i madh ishte ta bënte klubin fitues në futbollin europian dhe atë botëror. Duke menduar vetëm për këtë fakt, manjati nga Katari ka shpenzuar në 7 vitet e fundit 1.1 miliardë milionë euro, por kurrë nuk ka arritur të avancojë më shumë sesa çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Për më tepër është larguar edhe i turpëruar nga ky kompeticion. Ëndrra europiane për të nisi në sezonin 2011- 2012 në Europa Ligë. Pavarësisht blerjes së Havier Pastores (42 milionë euro në atë vit ishin rekord për klubin), PSG-ja nuk arriti të kalonte fazën e grupeve të turneut. Në atë vit parisienët u renditën të tretët në grupin F pas Atletikos së Bilbaos dhe Red Bull Salcburgut. Në kampionat dolën të dytët dhe siguruan pjesëmarrjen në Champions. Në atë moment ai shpenzoi 107 milionë euro.

psg

IBRA E SILVA- Duke nisur nga ky sezon, me afrimin e lojtarëve si Ibrahimoviç, Tiago Silva, Lukas dhe Laveci, Champions-i u shndërrua në fiksim të madh për Al Khelaifin. Fatura e blerjeve shkoi në 150 milionë euro afërsisht, por PSG-ja nuk mundi të avanconte, pasi u përball me Barcelonën dhe kualifikimi u vendos me rregullin: gola në fushën kundërshtare. Edhe një vit më vonë e njëjta histori. Ai vazhdoi të afronte të tjerë lojtarë, por as Kavani nuk arriti ta ndihmonte sulmin e francezëve. Në atë vit ishte Çelsi që prishi festën e PSG-së.

BARÇA MAKTH- Katalanasit u shndërruan në makth për francezët, sepse u dolën përpara sërish në sezonin 2014-2015, ndërsa një vit më vonë ishte Siti që u ndërpreu rrugëtimin. Por, turpi më i madh ishte sezonin e kaluar, kur fituan 4-0 në ndeshjen e parë dhe u eliminuan nga humbja 6-1 në “Kamp Nou”. Miliona euro shpenzoheshin dhe eliminimet vinin njëra pas tjetrës, aq sa e bënë Al Khelaifin të mendonte se duhet të shpenzonte 400 milionë për Nejmarin dhe Mbapenë për të siguruar kualifikimin.

Dy humbje radhazi si në Madrid ashtu edhe në Paris konfirmuan edhe një herë tjetër mallkimin e kësaj skuadre në Europë. PSG-ja mund të blejë lojtarë, por nuk mund të blejë kurrë historinë. Fatura është 1 miliard euro, objektivi: thjesht eliminim. Në Francë ka ardhur koha për revolucion. Trajneri dhe lojtarët tani janë në pikëpyetje dhe në pjesën e mbetur të sezonit duhet të shpëtojnë lëkurën…

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"