Dështon procesi i blerjes, Ali Kasa largohet nga klubi i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 22:33

Dështon procesi i blerjes, Ali Kasa largohet nga klubi i Kategorisë së Dytë

Peqinasit e kanë kaluar fare në qetësi 100 vjetorin e themelimit të klubit (29 korrik) dhe tashmë po mendojnë për atë që i pret në vazhdimësi. Mbyllja pa sukses e procesit të blerjes të klubit nga “Water&co”, e shpallur fituese e ankandit të hapur nga Bashkia Peqin, ka çuar edhe më largimin nga detyra të administratorit të klubit Ali Kasa.

ali kasa shkumbini

Bordi drejtues i ortakëve ka kërkuar largimin e këtij të fundit duke rikthyer në këtë pozicion Florent Hasbajramin, i cili edhe më parë ka mbuluar këtë pozicion në krye të KF Shkumbini Sha. Drejtuesit peqinas kanë marrë masat për ekzekutimin sa më të shpejtë të rrogave, pasi janë në limitet për të filluar ndërtimi i ekipit të ri për sezonin 2024-2025.

Që prej mbylljes të sezonit të kaluar, peqinasit janë pa staf teknik dhe pa lojtarë, duke pasur parasysh masat e ish-presidentit të sezonit të kaluar për shkak të mosarritjes së objektivave. Tashmë detyra e vështirë e administratorit të ri do të vijojë nga përzgjedhja e stafit, që do të drejtojë ekipin, si edhe lojtarët që do të mbajnë peshën për sezonin në vazhdim.

LULZIM RESULI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"