Postuar: Shkurt 26, 2018 | 12:01
Detaje të reja nga dëmtimi i Nejmar, ja sa ndeshje do të humbasë braziliani
Lajmet e fundit që vijnë nga infermieria kanë qetësuar trajnerin e PSG-së dhe tifozët.
Nga kontrollet që i janë bërë këmbës së brazilianit, rezulton se nuk ka ndonjë frakturë, por vetëm një lëndim në ligamentet e kaviljes së djathë.
Mendohet se ai do të mungojë vetëm dy ndeshjet e radhës të ekipit francez, në Kupën e Francës dhe në kampionat.
Ky ishte lajmi që prisnin të gjithë në kampin parisien, pasi kanë nevojë për të për ndeshjen ndaj Realit.
Braziliani, ndërkohë, në faqen e tij në Instagram kishte postuar një foto më kaviljen e fashuar.
Nejmar ka reaguar pas dëmtimit që mori në ndeshjen ndaj Marsejës. Ai postoi një foto të kyçit të këmbës së djathë në “Instagram”. Braziliani shkroi “Mbaruam për sot”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"