Devolli beson te mbijetesa: Ky grup më bind, me 4 afrime shtojmë konkurrencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2019 | 16:54

Devolli beson te mbijetesa: Ky grup më bind, me 4 afrime shtojmë konkurrencën

Bledar Devolli beson te mbijetesa, edhe pse e vështirë. Në intervistën e dhënë për “SuperSport”, 40-vjeçari nuk fshehu faktin se 3-4 afrime nuk do u bënin keq.

Devolli

“Jam i kënaqur me grupin që kam për momentin në dispozicion, por pres edhe 3- 4 futbollistë të tjerë, me të cilët do të punojmë për të futur konkurrencën në ekip dhe për të hedhur në fushë më të mirët.

Shpresoj të na vijnë sa më shpejt përforcimet e reja për të parë se sa mund t’u besojmë”, tha Devolli. Plori dhe Nica janë dy trajnerët, të cilët punuan gjatë këtij sezoni me Kastriotin, por në fund dhanë dorëheqjen, diçka për të cilën Devolli shpreson të mos i ndodhë edhe atij.

“Unë kam ardhur me qejf që të punoj, edhe pse e di se është shumë e vështirë. Më pëlqejnë sfidat dhe me ndihmën edhe të Zotit, shpresoj t’ia dalim me sukses në fund”, deklaroi trajneri. Kastrioti do e nisë fazën e 3-të të Kategorisë Superiore nga vendi i fundit, me vetëm 10 pikë të grumbulluara në dy fazat e para. Prova e parë në kampionat për Devollin, do jetë ajo ndaj Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"