Dhuna e tifozëve të Tiranës ndaj gjyqtarëve, reagon ish-trajneri bardheblu: U njollos futbolli…
Tirana u trondit në Rrogozhinë, teksa barazoi me shifrat 2-2 ndaj Bylisit dhe humbi kreun e renditjes, por mes shumë kontestimesh, një penalltie që nuk është dhe pushtimit të fushës e dhunës ndaj gjyqtarëve.
Në lidhje me këtë situatë foli edhe ish-trajneri i bardhebluve, Nevil Dede. I ftuar në studion e emisionin “Skaner”, ai ndër të tjera deklaroi:
“Është një pamje e shëmtuar. Nuk dua të bëhem viktimë dhe të them nëse ishte apo jo penallti. Për mua është njollosur futbolli dhe fusha. Është cenuar jeta e njerëzve në fushë.
Një ndeshje futbolli nuk varet nga një episod. Nuk më rezulton korrekte mënyra si u shfrynë njerëzit. Dje u gabua shumë dhe ishte ngjarje e rëndë. Tirana rrezikonte shumë. Nga ato që lexova te vendimet e Disiplinës, asgjë nuk është përfundimtare”, deklaroi Dede.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"