Dhuna ndaj arbitrave në Rrogozhinë, reagon kapitenia e Vllaznisë: A do ta dënojnë Tiranën si Kamza?
Një dhunë e pajustifikueshme u regjistrua në fundin e duelit mes Tiranës dhe Bylisit që përfundoi me rezultatin 2-2, teksa tifozët bardheblu, kapërcyen rrethimin e brendshëm duke sulmuar gjyqtarët.
Reagimet kanë qenë të shumta pas ndeshjes, në lidhje me incidentin e shëmtuar, por pyetjen më të fortë e shtron kapitenia e Vllaznisë së femrave, njëkohësisht dhe lidere e kombëtares shqiptare, Megi Doçi. Ajo sjell në kujtesë ngjarjen e para disa viteve ku Kamza u përjashtua nga garat pasi zyrtari i saj sulmoi fizikisht arbitrin kryesor, Eldorjan Hamiti.
“Meqë edhe Tirana rrahën arbitrat si Kamza para disa viteve, ta shohim dënimin a do të jetë i njëjtë apo më i rëndë…!!! Mbetet për t’u parë, vend surprizash është….!”- shkruan Doçi në “Instastoryn” e publikuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"