Dilemat te Shkumbini, në Peqin nuk lëviz asgjë për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 15:00

Dilemat te Shkumbini, në Peqin nuk lëviz asgjë për sezonin e ri

Në mjedisin futbolldashës në Peqin kanë pritur me padurim si zhvillimet pozitive për sezonin e ri, ashtu edhe për organizimin e premtuar me rastin e 100 vjetorit të klubit “Shkumbini”. Mirëpo, drita jeshile ende nuk është ndezur.

Shkumbini

Sa i takon 100 vjetorit të klubit, festimi do të mbetet një dëshirë në sirtar për të gjithë tifozët peqinas, të cilët kanë pritur me padurim një organizim me këtë rast. Ndonëse administratori Ali Kasa e premtoi këtë edhe në prani të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ngjarje duket se nuk do të marrë jetë, pasi deri tani s’ka lëvizur asgjë në këtë drejtim dhe koha nuk premton.

Situata duket edhe më e komplikuar teksa duhet të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri, por ende nuk ka asnjë bashkëpunim midis faktorëve që insistuan të mbështesin ekipin dhe Bashkisë së Peqinit, si pronar i këtij aseti të qytetit të vogël. Tani, të gjithë e kuptojnë se nuk ka më kohë për të humbur, prandaj me fillimin e javës së ardhshme pritet të ketë një verdikt përfundimtar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për vazhdimësinë gjatë sezonit të ri futbollistik, që është në prag.

LULZIM RESULI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"