Dinamo do fantazist dhe qendërsulmues, klubi bën “sondazhe” për një numër 10 në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 12:05

Dinamo do fantazist dhe qendërsulmues, klubi bën “sondazhe” për një numër 10 në merkato

Java e parë e stërvitjes nuk solli të reja në kampin dinamovit, pasi lojtarët në provë nuk kanë lënë shenjë dhe shumica e tyre pritet të largohen.dinamoNë këtë situatë, afrimet e deritanishme mbeten katër: Dita, Teqja, Mandela dhe Qardaku. Kjo javë pritet që të intensifikojë punën për kompletimin e skuadrës, sepse limitohet koha para nisjes për në Itali dhe po ashtu alternativat në merkato pakësohen.

Braziliani Gustavo França pritet të jetë goditja e pestë e bluve. Ai do të mbërrijë në Shqipëri më datën 10 korrik për të forcuar mbrojtjen e Dinamos, repartit që ka më shumë nevojë për lojtarë aktualisht. Për brazilianin do të ketë edhe afrime të tjera, që do të shërbejnë si alternativa, sidomos për krahët e repartit difensiv.

NUMRI 10 – Një objektiv i rëndësishëm i merkatos së kryeqytetasve është një mesfushor qendror me tipare sulmuese, apo një 10-ësh, siç quhet në gjuhën e futbollit. Këtë rol sezonin e kaluar e mbuloi Denison, braziliani i larguar tashmë. Drejtuesit e klubit po shohin disa pista për këtë lojtar dhe janë të vendosur për të gjetur alternativën më të mirë, edhe pse mund të ketë kosto. Sipas të gjitha gjasave, ky lojtar do të jetë i huaj.

Klubi ka ndjekur deri tani një kroat 27-vjeçar, por po sheh dhe variante të tjera. Dinamo shumë shpejt do të ketë numrin e saj të ri 10. Po ashtu, një tjetër përparësi e klubit është një qendër sulmues me kualitet. Kjo javë pritet të sjellë zhvillime konkrete në merkaton e kryeqytetasve.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"