Dinamo kërkon ish-mbrojtësin e djathtë të Erzenit, në provë një talent “gjerman”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 10:37

Dinamo kërkon ish-mbrojtësin e djathtë të Erzenit, në provë një talent “gjerman”

Lëvizje interesante në merkaton e Dinamos. Bekim Maliqi është lojtari i radhës që pritet të veshë fanellën e 18 herë kampionëve të vendit sezonin e ardhshëm.

Bekim Maliqi |2023/24| Goals, Skills & Highlights

Futbollisti nga Podujeva spikati sezonin e fundit me Erzenin, nga i cili është larguar tashmë dhe pritet të firmosë me kryeqytetasit. Maliqi, 22 vjeç, luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por edhe më i avancuar po në këtë krah. Nëse firmos për Dinamon, ai do të rivalizojë me Meksin për një fanellë titullari, por ndoshta edhe të dy mund të luajnë njëkohësisht në formacion. Interesant është fakti se Bekim Maliqi sezonin e kaluar ka shënuar 4 gola dhe njërin prej tyre ia ka shënuar Dinamos në fazën e parë.

Me afrimin e mundshëm të tij blutë do të dublonin në këtë rast krahun e djathtë, që kishte një vend bosh pas largimit të Albion Markut. Për prapavijën blu është përforcimi i dytë, pas kroatit Muzek, ndërkohë që në provë është edhe Gjikola. Dinamo ndërkohë ka nevojë për një mbrojtës të majtë, që do të ishte alternativë e brazilianit Lorran, por edhe për një tjetër mbrojtës qendre. Për këtë rol janë të gatshëm Hoxha, Janku dhe Muzek. Nëse Gjikola bind drejtuesit e Dinamos, ndoshta nuk do të jetë nevoja për një tjetër përforcim për qendrën, aq më tepër që në këtë pozicion mund të luajë edhe Bruno Dita.

DOÇI – Prej disa ditësh me Dinamon po stërvitet një lojtar i ri shqiptar, i ardhur nga Gjermania. Bëhet fjalë për 19- vjeçarin Adrian Doçi, i cili luan si mesfushor qendre. Ai është aktivizua me të rinjtë e Volfsburgut dhe ka ardhur ta provojë fatin në Shqipëri me fanellën e Dinamos. Lojtari i lindur në Gjermani ka pasaportë shqiptare, ndaj dhe po ndiqet me kujdes nga drejtuesit e klubit kryeqytetas, pasi në këtë moment kanë nevojë për vendës.Adrian Doci - Player profile | Transfermarkt

Si Doçi, ashtu edhe Maliqi, gjithmonë nëse do të bëhen pjesë e Dinamos për sezonin e ri, do t’i bënin punë klubit, pasi do të linin vende të lira për të huajt që mund të afrohen në vazhdim të merkatos. Në rastin e Doçit, do të ishte një investim i bluve, duke pasur parasysh moshën e re të lojtarit. Ai mund të mbulojë dy role në qendër të mesfushës, ndërsa tani mbetet të shihet, nëse do ta bindë stafin teknik apo jo.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"