Dinamo nuk ndalet, ish-mbrojtësi i Erzenit “shtegëton” me blutë e Dritan Mehmetit në fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 18:41

Dinamo nuk ndalet, ish-mbrojtësi i Erzenit “shtegëton” me blutë e Dritan Mehmetit në fazën përgatitore

Lëvizje interesante në merkaton e Dinamos. Bekim Maliqi është lojtari i radhës që iu bashkohet  18 herë kampionëve. 

maliqi

Klubi dinamovit nuk e ka bërë zyrtar transferimin e 22-vjeçarit, por në foton e publikuar nga Dinamo me ekipin që do të niset drejt Italisë për fazë përgatitore, është prezent edhe Maliqi. 

-900-0-1721492203xscreenshot-1-537

Futbollisti nga Podujeva spikati sezonin e fundit me Erzenin. Maliqi, 22 vjeç, luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por edhe më i avancuar po në këtë krah.   

Ai pritet rivalizojë me Meksin për një fanellë titullari, por ndoshta edhe të dy mund të luajnë njëkohësisht në formacion. Interesant është fakti se Bekim Maliqi sezonin e kaluar ka shënuar 4 gola dhe njërin prej tyre ia ka shënuar Dinamos në fazën e parë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"