Dinamo rikthehet me ndryshime, priten surpriza në sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 15:24

Dinamo rikthehet me ndryshime, priten surpriza në sezonin e ri

Pasditja e sotme e gjen Dinamon në fushën e kompleksit të Arbanës. Blutë fillojnë përgatitjet e sezonit të ri me disa ndryshime të rëndësishme.dinamoStafi teknik është po ai që mbylli sezonin e kaluar, me Dritan Mehmetin në krye dhe ndihmës të tij Fatjon Tafajn, Ilir Bozhiqin dhe Korrado Sakonen. Postin e drejtorit sportiv te blutë e ka marrë Luan Pinari, i cili gjithashtu do të mbikëqyrë edhe akademinë. Ndryshimet janë më të mëdha në grupin e lojtarëve, pasi ka pasur shumë largime nga skuadra e sezonit që shkoi. Nuk janë më pjesë e Dinamos lojtarë si, Rexhepi, Marku, Behiratçe, Allmuça, Bardhi, Smaçi, Denison, Tusha, Tahiri dhe së fundi edhe Mija, i cili është shitur te Sherif Tiraspoli.

Pa llogaritur këtu Andonin, Çunin dhe Bambën të larguar pa u mbyllur sezoni. Sa u takon titullarëve, ata që do të vazhdojnë me 18 herë kampionët e vendit janë Sali në portë, Hoxha dhe Lorran në mbrojtje, Gudiabi dhe Qefalija në mesfushë, dhe në sulm Vila, Zabërgja e Kaçorri. Meksi dhe Janku janë dy lojtarë që gjithashtu do të mbeten pjesë e bluve dhe do të përpiqen të fitojnë një fanellë titullari.

AFRIMET – Klubi ka lëvizur edhe në drejtim të afrimeve dhe deri tani janë 4 përforcimet e sigurta për Dinamon. Bruno Dita kthehet pas shumë vitesh dhe sot do të jetë në fushë me ekipin. Kjo është goditja më e madhe deri tani në merkaton blu. Mesfushori 31-vjeçar është zyrtarizuar disa ditë më parë nga klubi, që gjithashtu ka siguruar shërbimet e portierit Aldo Teqja dhe sulmuesve Peter Itodo Mandela dhe Eridon Qardaku.

Megjithatë, sot në Arbanë me siguri do të ketë edhe lojtarë të tjerë të rinj, sepse klubi ka qenë në kontakte te vazhdueshme me emra të ndryshëm, që shihen si alternativa të mira për të veshur fanellën e Dinamos. Janë ndjekur pista nga kampionati ynë dhe kampionate të huaja, për të gjetur elementët e nevojshëm për të kompletuar grupin. Ka një akord në parim me një mbrojtës qendre nga Brazili, i cili pritet të bashkohet me blutë ditët në vijim, por ende nuk janë bërë të ditura detajet. Nga afrimet e pritshme te kryeqytetasit, tre prej tyre do të jenë me kualitet të lartë, pasi bashkë me Ditën janë llogaritur si 4 blerjet që do ta bëjnë Dinamon pretendente për në 4-shen e parë sezonin e ardhshëm.

MBI 30 LOJTARË – Gazeta mëson se drejtuesit e klubit Dinamo kanë një strategji për të pasur më shumë se 30 futbollistë të gatshëm për sezonin e ri, por jo të gjithë do të jenë për ekipin e parë. Do të jetë një konkurrencë e hapur për të gjithë dhe ata që nuk do të kenë mundësi aktivizimi me ekipin e parë, mund t’i shërbejnë Dinamos U-21, apo edhe Dinamos U19, nëse janë të rinj në moshë. Stafi teknik do të ketë mundësi për zgjedhë nga ky grup i madh lojtarësh, ndërkohë që qëllimi është që Dinamo të ngrihet në të gjitha nivelet e saj, duke synuar më të mirën me çdo ekip të saj.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"