“Dinamo shkoi aty ku e ka vendin”, Olsi Uku: E ardhmja? Kam 9 vite që vuaj, por…
Trajneri i Dinamos, Olsi Uku udhëhoqi blutë për në rrugën e ngjitjes në Kategorinë Superiore, teksa në prononcim zyrtar pas triumfit u shpreh mjaft i lumtur duke falënderuar futbollistët dhe presidentin për këtë arritje të madhe.
Ngjitja në Superiore: “Është momenti për të festuar, e pata thënë që në momentin që nuk na e lejon matematika nuk do të festojmë, por sot kemi të drejtë të festojmë të gjithë pasi ishte një periudhë e gjatë vuajtjesh për ne dhe Dinamo do të shkojë aty ku e ka vendin, duhej të ishte në Superligë”.
Projekti: “Kur mora skuadrën ishte ndjenjë e madhe përgjegjësie, por falënderoj presidentin Pontreli për këtë projekt të nisur në verë dhe është merite e madhe e tij dhe e gjithë donatorëve të tjerë për këtë arritje të madhe.
E ardhmja: “Kemi kohë të mendojmë për të ardhmen, tani duhet të festojmë. Kam 8-9 vjet që vuaj për këtë skuadër dhe fati deshi që unë të isha në krye kur bëmë arritjen e madhe ngjitjen në Superiore”.
Vlerësimi: “I vendos skuadrës notë maksimale dhe i falënderoj të gjithë sepse kanë bërë një kampionat të pabesueshëm dhe puna e madhe u shpërblye”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"