Disa lojtarë pa kontratë, Teuta nis planet për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 16:40

Disa lojtarë pa kontratë, Teuta nis planet për sezonin e ri

Drejtuesit e Teutës prej ditësh po ngrenë piketat e fundit sa i përket merkatos që do të bëjnë dhe lojtarët që do të afrojnë. Fillimisht, para se të flitet për afrime, në klub kanë nisur largimet. Jo të gjithë lojtarët kanë bindur dhe Qaqi, Fili dhe Faust tashmë janë zyrtarisht të larguar.

teuta

Edhe në ditët në vijim pritet të ketë largime të tjera, teksa në ditët në vijim në kampin durrsak pritet të zbarkojnë disa futbollistë në provë dhe mes tyre trajneri Martini do të zgjedhë ata që përmbushin kriteret e tij. Në klubin bregdetar flitet se në sezonin e ardhshëm do të ndërtohet një skuadër me perspektivë dhe konkurruese. Pritet që disa prej lojtarëve aktualë të skuadrës të ulen dhe të diskutojnë mbi qëndrimin apo jo në skuadrën e Teutës.

Disa lojtarëve u ka përfunduar kontrata dhe presin të diskutojnë me presidentin për të mësuar të ardhmen e tyre, e cila mund të jetë te Teuta, por edhe larg saj. Burime nga skuadra durrsake theksojnë se do të ketë disa lojtarë, të cilët për sezonin e ardhshëm s’do të jenë pjesë e skuadrës së Teutës. Por duhet thënë se baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"