Dita e fundit e stërvitjes, Shehi: Gjithçka ka shkuar mirë, Partizani është gati për ndeshjen e parë të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 13:28

Dita e fundit e stërvitjes, Shehi: Gjithçka ka shkuar mirë, Partizani është gati për ndeshjen e parë të Europës

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka dhënë një prononcim për kanalin zyrtar të klubit në ditën e fundit të përgatitjes së skuadrës. Ai është shprehur se gjithçka ka shkuar mirë dhe që skuadra është gati për ndeshjen e parë.shehi“Sot ishte ndeshja e fundit e fazës, kështu që do të kthehemi në Tiranë. Të jemi të kënaqur me atë që skuadra ka marrë dhe ka dhënë sepse në fazë përgatitore dihet që e rëndësishme është që lojtarët të marrin ngarkesat dhe të arrijnë formën e duhur dhe besoj që do jemi gati për ndeshjen e parë që luajmë në Tiranë. Faza në përgjithësi ka shkuar mirë, lojtarët nuk kanë asnjë lloj dëmtimi, janë të gjithë në stërvitje, kushtet kanë qenë shumë të mira, jemi këtu prej 16-17 ditësh, skuadra ka bërë maksimumin për t’u përgatitur në ndeshjen e Europës”, deklaroi Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"