Dita e mirë duket në mëngjes, “San Siro” zikaltër pret golat e Taremit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 16:15

Dita e mirë duket në mëngjes, “San Siro” zikaltër pret golat e Taremit

Teknikë dhe gjakftohtësi përpara porte. Cilësi që Mehdi Taremi i tregoi menjëherë në daljen e parë sezonale kundër Luganos. Një asist dhe 2 gola tregojnë një kartolinë mirëseardhjeje ideale. Interi mund të buzëqeshë që tani, sepse në pritje të titullarëve Lautaro dhe Turam, ish-sulmuesi i Portos është ai që garanton forcën fizike, eksperiencën dhe mbi të gjitha golat.

taremi

Në karrierën e tij ka shënuar 271 gola mes klubit dhe kombëtares. Një e dhënë që me fanellën zikaltër do të rritet akoma më shumë. Ose të paktën ky është objektivi i “bishës” Taremi siç e quanin në Portugali. I rritur në vendin e tij (Iran) për eksperiencën e parë mes profesionistëve, iu desh që një tjetër sezon ta luante në Katar.

Taremi zbarkoi në Europë në vitin 2019 dhe u afirmua menjëherë me fanellën e Rio Aves në Portugali. Shënoi 18 gola dhe fitoi titullin e golashënuesve për të bindur skuadrën e Portos dhe aty bëri hapin e rëndësishëm në karrierë. Me numrin 9 mbi shpinë u shndërrua në një titullar të paprekshëm në kampionat dhe Champions.

Serxho Konseisao i beson çelësat e sulmit dhe iraniani përgjigjet me 23 gola në sezonin e parë, 26 gola në të dytin dhe 31 në të tretin. Mes tyre një Botëror në Katar që u konkretizua me një dopietë kundër Anglisë. Rendimenti dhe goli ranë disi në sezonin e kaluar pasi Porto nisi t’ia besonte repartin e avancuar të tjerëve duke qenë se Tarami do të largohej.

Ata provuan deri në fund për ta mbajtur, por nuk ia dolën. Verën e kaluar edhe Milani tentoi për ta transferuar dhe shumë ekipe arabe, por në fund u shfaq Interi, Seria A dhe më në fund San Siro. Shtëpia e re, që pret golat e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"