Postuar: Janar 19, 2021 | 15:51
Ditë prezantimesh te Bylisi, 5 futbollistët e afruar në merkaton e janarit marrin “bekimin” e presidentit Kapllanaj
Bylisi ka qenë tepër aktiv në merkaton e janarit, ku deri tani ka afruar plot 5 futbollistë, të cilët janë prezantuar zyrtarisht ditën e sotme, në prezencën e presidentit të skuadrës Besnik Kapllanaj.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Samba dhe Lorran, mesfushorin Krashnik Nebihu dhe 2 sulmuesit Nemanja Kojiç dhe Renato Spahiu.
Për sa i përket CV të futbollistëve, serbi Kojiç është goditja më e bujshme e ballshiotëve në këtë merkato janarit.
Sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit të Beogradit, teksa shpresohet shumë nga drejtuesit që të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"