Ditët vendimtare për titullarin e Partizanit, klubi i Serisë A vazhdon interesin për transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 17:06

Ditët vendimtare për titullarin e Partizanit, klubi i Serisë A vazhdon interesin për transferimin

Një nga emrat më të spikatur të Partizanit në sezonet e fundit ka qenë padyshim mesfushori Maget Gueje. Senegalezi i cili erdhi si adoleshent në radhët e të kuqve, tani mund të jetë shumë pranë një hapi të madh në karrierë, pasi interesimi i një klubi të Serisë A për të po bëhet gjithnjë e më konkret.

maget hadroj rrapaj

“Panorama Sport” kishte bërë të ditur se për lojtarin ka pasur interesim nga klube të ndryshme jashtë Shqipërisë, mes të cilëve edhe Venecia në Serinë A. Interesimi duket se vazhdon, teksa në Itali tani e bëjnë një pistë shumë konkrete atë të afrimit të 21-vjeçarit gjatë merkatos së verës.

maget derbi

Edhe “La Gazzetta Dello Sport” shpjegon në një artikull sot se Venecia ka hedhur sytë nga Shqipëria për të përforcuar radhët e saj me këtë futbollist teksa e ardhmja e tij mund të përcaktohet në ditët në vijim. Për Partizanin, sigurisht shitja e Maget në një kampionat si ai i Serisë A do të sillte të ardhura të ndjeshme financiare, por njëkohësisht edhe do hapte një “gropë” për të mbyllur në mesfushën e të kuqve ku ai është bërë i pazëvendësueshëm. .

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"